
Receta e Pepës: Kek me banane

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë:
2 gota miell,
3 vezë,
1 gotë sheqer,
vanilje pluhur,
2 banane
1 gotë me arra
1 paketë me pluhur fryrës,
1 filxhan kafeje qumësht,
1 lugë lëng limoni,
2 lugë gjalpë ambienti
Lexoni edhe:
Receta e Pepës:Mantia me mish të bluar
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin e gjalpin, shtojmë qumështin e lëngun e limonit. Më pas shtojmë miellin, vaniljen e pluhurin fryrës. Pasi është rrahur brumi mirë, hedhim bananet të prera në rrota dhe arrat e grira jo shumë të vogla. Pasi t’i përziejmë i hedhim në tepsinë që është lyer me gjalpë. Piqet në-180 gradë për 30-45 minuta.
(Kosova Sot Online)