Receta e Pepës: Linguine me fruta deti
Përbërësit:
1/2 pako makarona linguini
1 tufë borzilok
3 thelpinj hudhër
1 spec djegës
50 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
100 gr djathë Pecorino
300 gr domate
100 gr lloje të ndryshme fruta deti (karkaleca, kallamarë, midhje, sepie)
1 qepë e vogël.
Pregaditja:
Pastrojmë mirë frutat e detit, presim sepjen dhe kallamarin , ndërsa karkalecat i pastrojmë nga lëvozhga, por duke ua ruajtur kokën.
Presim në kube domatet, specin e djegës dhe qepën. Hudhrat e borzilokun i presim hollë
Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë, ndërsa në një tenxhere tjetër përgatisim salcën.
Në tenxheren e salcës hedhim vajin e ullirit, qepën e grirë dhe hudhrat. I skuqim për pak sekonda.
Shtojmë salcën e domates, borzilokun e grirë, frutat e detit të pastruara dhe të prera, specin djegës, kripën, piperin. E lëmë salcën të ziejë për 5-7 minuta.
Në këtë moment dhe linguinet janë gati. I kullojmë dhe ua shtojmë salcës.
Shtojmë në fund djathin Pecorino të grirë dhe vajin e ullirit.
(Kosova Sot Online)