Receta e Pepës - Çorbë me spinaq
PËRBËRËSIT:
1 qepë e vogël,
1/4 kg spinaq,
1 karotë e kaluar në rende,
hithra,
1 lugë ermik ose miell misri,
disa fije majdanozi,
kripë,
vegetë,
piper,
specall,
2-3 thelpinj hudre,
2 lugë vaj.
Në ujë të njelmët me yndyrë hidhen qepa, karota dhe pasi të zbuten pak, shtohen spinaqi dhe hithrat e bluara në mikser dhe zihen 15 minuta. Shtohet ermiku i ulur në ujë të ftohtë dhe vazhdon zierja edhe 8 minuta. Çorbës së gatshme i shtohen kripë, piper, specall dhe majdanoz i grirë hollë. Shërbehet e nxehtë.
(Kosova Sot Online)