Receta e Pepës: Lakror me miell misri dhe spinaq

  • E.k /
  • 01 March 2024 - 10:28
Receta e Pepës: Lakror me miell misri dhe spinaq

Përbërësit

500 gr miell misri,1 Pluhur pjekës, kripë,250 ml ujë i nxehtë,1 gotë kos,150 gr djath,150 ml vaj ulliri,5 qepë të njoma,500 gr spinaq,2 kokrra vezë.

Përgatitja

Në një tas të madh përziejmë miellin e misrit me pak kripë dhe me pluhurin pjekës.

Hapim një gropë në mes të miellit dhe shtojmë në të 1 gotë të madhe me ujë të nxehtë, kosin dhe vajin e ullirit. I përziejmë së bashku duke shtuar më pas qepët e njoma, kryesisht bishtat dhe spinaqin e kulluar mirë. I përziejmë së bashku duke shtuar në fund dhe 2 kokrra vezë.

Masën e përgatitur e vendosim në një tepsi, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 30-40 minuta.

(Kosova Sot Online)