Lexoni edhe:
Policia jep detaje nga aksidenti që ndodhi në Podujevë, ku një person humbi jetën
Për ditët e nxehta të verës bujurdi grek është specialitet dhe gjithçka që ju nevojitet, kombinimi i shijeve është i parezistueshëm dhe është gati për vetëm 15 minuta, transmeton "Kosova Sot Online "
Kjo është një recetë për hedonistët e vërtetë.
Policia jep detaje nga aksidenti që ndodhi në Podujevë, ku një person humbi jetënLexoni edhe:
Përbërësit:
▪ 200 g djathë feta ose djathë i bardhë i ngjashëm (deleje, dhije)
▪ 50 g kaçkavall
▪ 1 domate e prerë në kubikë të vegjël
▪ 3 lugë vaj ulliri
▪ ½ lugë rigon
▪ 1 piper jeshil i freskët i nxehtë (nëse nuk ju pëlqen i nxehtë, vendosni piper të zakonshëm)
Përgatitja:
Ndizni menjëherë furrën në 200 gradë. Më së miri është të merrni një enë të vogël rezistuese ndaj zjarrit.
Vendosni folien, një copë më të madhe, në mënyrë që të mbështillni gjithçka më vonë, pastaj sipër letrën e pjekjes. Në mes vendosni një copë djathë feta. Mbi feta hidhni domaten që keni prerë në kubikë të vegjël dhe sipër piper djegës ose piper të zakonshëm, sipas dëshirës.
Lyejeni gjithçka me vaj ulliri dhe spërkatni me rigon. Sipër rendisim kubikë kaçkavalli. Pasi të keni vendosur të gjithë përbërësit, merrni skajet e folies dhe mbyllini në një pako, të cilën e fiksoni mirë sipër. Nëse e gatuani në një enë të vogël, mjafton ta mbuloni me letër alumini.
E pjekim në 200 gradë për rreth 15 minuta derisa djathi të shkrijë.
Nxjerrim bujurdin dhe më pas me lugë i shtypim mirë të gjithë përbërësit për t’i përzier.
Shërbejini me bukë të thekur.
(Kosova Sot Online )