Receta e Pepës: Pasul në tavë

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 09:09
Receta e Pepës: Pasul në tavë

Përbërësit:

1 kg pasul

2-3 qepë

3 thelpinjë hudhër

1 purri(presh)

Fletë dafine,melmesa

1 karrotë

1 spec djegës(sipas shijes)

1 lugë miell (mundësisht miell misri por edhe mielli I zakonshëm mundet)

Vaj për fërgim

Përgaditja:

Pasuli lahet dhe zihet me ujë të bollshëm dhe kullohet (lihet pak ujë në një enë tjetër). Në një tigan të thellë qitet vaji diku 100 ml  dhe grihet qepa dhe kurdiset derisa  zbutet mirë dhe pastaj shtohen hudhra e grire imët,pastaj shtohet purrini I grirë imët vetëm trungu dhe përzihen në zjarrë të ngadalshëm derisa të zbuten mirë perimet  dhe gjithashtu shtohet edhe karrota e grirë në rende ,speci dhe pasi të zbuten të gjitha i shtohet mielli dhe përzihet derisa merr ngjyrë ari dhe në fund fare i shtohet melemsa (kripa dhe vegeta sipas shijes), pastaj fletet e dafinës të coptuara dhe krejtë në fund i shtohet biberi i kuq e pastaj shtohet pasuli i kulluar mirë dhe pasi përzihet pak i shtohet uji që kemi ndarë më hertë nga zierja e pasulit dhe krejt këtë përmbajtje e qesim në enë të dheut dhe e fusim në furrë që të rreshkët por jo edhe shumë që mos të behet edhe shumë i thatë pasuli (me pak lënge është me i shijshëm)

(Kosova Sot Online)