BOMBICA- Receta më e lehtë dhe më e shpejtë
Për 35-40 bombica nevojiten:
700 gram keksa (biskota) të bluara ë
500ml qumësht
250gram margarinë (gjalpë)
5lug kako (lugë gjelle)
200 gr kokos
5 lugë sheqer (lugë gjelle)
Përgatitja:
Së pari 700 gr keksa i vëmë në një enë të thellë dhe në të vendosim 5 lug kako dhe 5 lug sheqer i përziejmë. Pastaj margarinën (gjalpin) e shkriejmë së bashku me 500ml qumësht dhe këtë masë e vendosim mbi keksat e bluara, i përziejmë derisa të bashkohet masa (sipas dëshirës masës mund t’i hedhim edhe arra të bluara). Pastaj i marrim keksat dhe i bëjmë në formë të rrumbullakët dhe i lyejmë me kokos të gjitha me radhë. Vendosen në tepsi dhe lihen të qëndrojnë rreth një ore që të forcohen pak.
Ju bëft mirë!
(Kosova Sot)