Bima bar veshi, më shumë se një bimë

  • 18 June 2016 - 21:16
Bima bar veshi, më shumë se një bimë

Sipas shkrimeve të vjetra, bima bar veshi ka mbrojtur familjet nga zjarret, sëmundjet... kjo bimë njihet edhe për disa veti tjera shëruese, transmeton gazeta Kosova Sot.

LËNGU SHËRUES

Gjethet e lëngshme të bimës shërojnë dhimbjet e veshit. Kështu që duhet të shtrydhni gjethet 2-3 pika dhe t'ia hidhni veshit me dhimbje. Për disa minuta lëngun e lini në vesh, e më pas rrotulloheni dhe lejoni që lëngu të rrjedhë përjashta. Për faktin se kjo bimë përmban përbërës kundër inflamacioneve dhe antiseptike, bar veshi është ilaç kundër sëmundjeve të lëkurës dhe plagëve si dhe ndihmë e pare te pickimet e insekteve.

Në mjekësinë popullore mund të përdoret për trajtimin dhe shërimin e syve dhe të djegurave nga dielli, por edhe të vendoset në vendet shkaku i ngërçeve dhe gihtit. Lëkura lyhet me lëngun e bimës ose vendoset si kompresë me gjethen e prerë. Lëngu i bimës edhe mund të konsumohet, apo mund të përtypni edhe disa gjethe, që të përdoret kundër bronkitisit, për shërimin e mishrave të dhëmbit, bronkitisin, por edhe qetëson nervat. Disa studime kanë treguar se bima pakëson rrezikun edhe nga kanceri dhe ndihmon shërimin e sëmundjeve kancerogjene.

(Kosova Sot)