Vitamina E: Aleati më i mirë në luftën kundër kancerit

  • 17 December 2018 - 20:00
Vitamina E: Aleati më i mirë në luftën kundër kancerit

Këtë vitaminë mund ta konsumoni me ndihmën e ushqimit, por edhe me ndihmën e shtojcave të ndryshme në ushqim. Vitamina E është antioksidues i fuqishëm, i cili ndihmon në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, ndikon pozitivisht edhe në potencë. Pos kësaj, vitamina E mundet të jetë aleat në palestër sepse zbut ndjeshmërinë në dhimbjet e muskujve pas ushtrimeve.

SI MBRON NGA INFLAMACIONET E MUSKUJVE VITAMINA E

Kjo vitaminë mbron nga efekti i radikaleve të lira. Radikalet e lira mund të jenë të dëmshëm në shumë mënyra, e një prej tyre shkaktojnë dhimbjet në muskuj. Sa më shumë të ushtroni, më shumë radikale të lira do të keni në organizëm. Në luftën me radikalet e lira, vitamina E tregon rezultate të shkëlqyeshme pa marrë parasysh se me çfarë ushtrimesh merreni.

 

(Kosova Sot)