Me këto ushqime, harrojeni ftohjen!

  • E. /
  • 18 August 2020 - 12:09
Me këto ushqime, harrojeni ftohjen!

KËRPUDHAT

Përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe disa aminoacide, e për imunitet janë të hatashme, konsiderojnë mjekët. E të mos përmendim se sa të shijshme janë dhe se mund të përgatiten në miliona mënyra.

SHEGA

Shega konsiderohet si super ushqim, pasi që njihet për efektin e saj pozitiv ndaj shëndetin. Është e pasur me vitamina C, si dhe një sasi të madhe me acid folik dhe me vitamina A dhe E,e nga mineralet sidomos është e pasur me kalium.

QEPA

Qepa është ushqim që për çdo ditë e hasim në tryezë, por ende nuk e dimë se sa e shëndetshme është dhe se do të duhej konsumuar më shpesh. Është burim i fibrave dietale, vitamina B6, folate dhe mangan, e po ashtu edhe është burim i mirë për vitamina C.

SPINAQI

Rreth vlerave të spinaqit dihet shumë, e do të duhej të konsumohej sidomos gjatë ditëve të ftohta. Pos kombinimit të mirë me vitamina B, është burim për acidin folik, si dhe është plot me magnez, që është i domosdoshëm te puna e muskujve dhe te zemra. Po ashtu kaliumi nxit sekretimin e ujit nga organizmi, duke lehtësuar punën e veshkave dhe të zemrës, ul shtypjen e gjakut dhe përmirëson punën e pankreasit.

LEVREKU

Ekspertët pohojnë se për ta ruajtur shëndetin së paku dy herë në javë duhet konsumuar mish peshku, nga 170 gramë. Sipas tyre, levreku, por edhe salmoni, janë zgjedhja e duhur. MJALTI Mjalti është ushqim sinonim për dimrin dhe ditët e ftohta. Për forcimin e sistemin imun mjalti është ideal. Mjaltin mund ta konsumoni ashtu të vetëm, por edhe të përgatitni çaj dhe në ushqime të ndryshme.

(Kosova Sot Online)