Kombinimi që përmirëson imunitetin

  • E. /
  • 19 August 2020 - 10:24
Kombinimi që përmirëson imunitetin

Nëse në ditët e para të vjeshtës keni filluar të teshtini dhe të kolliteni, është koha që në ritualin tuaj të mëngjesit ta përdorni këtë eliksir. Kombinimi i këtyre përbërësve përreth jush do të formojë një mbrojtje të paparë dhe do t'ju mbrojë nga vërshimi i viruseve dhe i baktereve. Për rolet e shumta të vajit të ullirit dhe ndikimin e tij në shëndet është shkruar shumë, por është me rëndësi të themi se në kombinim me lëngun e limonit shndërrohet në një armë të fortë në luftën kundër viruseve, baktereve, e trupit ia kthen energjinë.

Pos kësaj, organizmi, me kombinimin e këtyre dy përbërësve, pastrohet prej helmeve, e rezultatet e para janë të dukshme që në fillim. Në fakt, së pari do të vëreni shfaqjen e qeskave të errëta përreth syve. Duhet të keni durim dhe këtë kombinim ta përdorni çdo mëngjes, së paku për një muaj. Këtë lloj i koktejit do ta përgatitni duke përzier një lugë vaj ulliri dhe një lugë lëng limoni. Më pas mund të hani kafjallin lirisht. Përveçqë trupit ia kthen forcën dhe energjinë, do ta përmirësoni edhe sistemin tretës, e nëse dëshironi edhe mund të humbni në peshë. Nëse keni probleme, si kapsllëku, ky kombinim do ta shërojë atë.

(Kosova Sot Online)