Si nuk e kemi ditur më parë/ Efektet e pabesueshme të preshit në organizmin tonë

  • G.g /
  • 21 August 2020 - 10:50
Si nuk e kemi ditur më parë/ Efektet e pabesueshme të preshit në organizmin tonë

Ka dy lloje preshi: nebetean dhe sirian. Njerëzit hanë preshin nebetean, që është një lloj perimeje, kurse preshi sirian ka shumë koka.

Preshi është i nxehtë dhe i thatë.

Ai shkakton dhembje koke, por nëse e zien dhe e ha ose e pi lëngun e tij, ai ndihmon kundra hemorragjive të ftohta.

Po të lyesh dhëmbin e prishur me farat e shtypura të tij, të cilat janë përzier me pak katran, ato e pastrojnë dhëmbin dhe qetësojnë dhembjet.

Tymi i farave të djegura të preshit ndërpret, gjithashtu, hemorragjinë.

Të gjitha këto dobi vijnë nga preshi nebetean.

Sidoqoftë, preshi është i dëmshëm për dhëmbët dhe trysat.

Ai shkakton dhembje koke, makthe, errëson shikimin dhe sjell vështirësi në frymëmarrje.

Preshi shërben si diuretik (shton urinimin), shton rrjedhjen e menstruacioneve dhe prodhimin e spermës, dhe nuk tretet lehtë.

(Kosova Sot Online)