Lexoni edhe:
Përgatiteni çajin nga kjo bimë dhe uleni shtypjen e gjakut
MJEDRAT
Nga grupi i frutave të malit, mjedra është ajo që theksohet për nivelin e lartë të fibrave që i mban në veten e saj (100 gramë mjedra = 8 gramë fibra).
KAFEJA
Mëngjesi i filluar pa kafe është i paimagjinueshëm. Kafeja është burimi kryesor i kafeinës, stimulans i fuqishëm, i cili ndikon në kontraksionet e muskujve të zorrës së trashë, duke shkaktuar tretje më të mirë. Por, kini kujdes, dy deri tri gota mjaftojnë në ditë.
Përgatiteni çajin nga kjo bimë dhe uleni shtypjen e gjakutLexoni edhe:
PORTOKALLI
Të gjithë fare mirë e dimë se kjo pemë është burim për vitamina për organizmin tuaj. Pa marrë parasysh nëse i konsumojmë ose i pimë, pos vitaminave në organizmin tonë, sjellim edhe sasi të konsiderueshme të fibrave që përmirësojnë tretjen.
KUMBULLAT E THARA
Tash e një kohë të gjatë dihet se kumbullat e thara ndihmojnë në zgjidhjen e shumë dhimbjeve. Një kumbull e tharë përmban 1 gram fibra, që është sasi e madhe për një pemë kaq të vogël.
KOKOSHKAT
Pos se janë të mira për tretje, kokoshkat po ashtu ndihmojnë edhe në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Por, kjo vlen për kokoshkat që përgatiten në mënyrë tradicionale. LIRI Liri është një nga burimet më të mira që i mban në vete. Edhe farat e lirit ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. Pos fibrave, përmban edhe nivel të lartë me aminoacide që ndihmojnë në shërimin e depresionit dhe Alzhaimer-it.
ORIZI INTEGRAL
Në 100 gramë oriz integral në organizmin tuaj do të konsumoni 3,5 g fibra. Pos fibrave, ekspertët theksojnë se orizi integral është i pasur me vitamina B, hekur dhe aminoacide. SPINAQI Kur ta përmendim këtë perime, menjëherë në mendje na vjen Popaji. Spinaqi i zier, 100 gramë, në vete përmban 4 gramë fibra, 150 mg magnez, minerale dhe hekur, të gjithë këta ndihmojnë në përmirësimin e tretjes.
(Kosova Sot Online)