Lexoni edhe:
Salsiçet, të dëmshme po aq sa duhani
UJI
Nuk ka nevojë të thuhet se duhet të pini sasi të mjaftueshme të ujit, sidomos kur jeni në pritje të foshnjës. Duke konsumuar 8 deri 12 gota ujë në ditë, ndihmoni në rritjen e volumit të gjakut dhe të derdhni jashtë helmet nga organizmi. Po ashtu, uji ndihmon dhe ju mbron nga kapsllëku, një problem ky i zakonshëm te gratë shtatzëna.
LËNGJET E PERIMEVE
Do të ishte krejt e pamundur që të pini diçka tjetër kur pranë vetes keni shumë perime të freskëta. Nuk është kurrfarë sekreti se perimet janë të mbushura me fibra që janë të mira për zemrën dhe zorrët. Nëse i konsumoni lëngjet nga perimet, nuk do të rrezikoheni nga shtypja e lartë e gjakut dhe kapsllëku.
Salsiçet, të dëmshme po aq sa duhaniLexoni edhe:
LËNGJET E FRUTAVE
Lojet e lëngjeve të frutave, që janë të shëndetshme gjatë shtatzënisë, janë ato që i keni në shtëpi, e jo ato që vijnë të paketuara në shishe të plastikës apo ato të mbushura me sheqer. Secili shërbim me lëngje të frutave është i mbushur me vitamina dhe minerale nga të cilat ju dhe foshnja juaj do të kenë dobi.
LIMONADA
Ky lëng i preferuar në të gjitha stinët e vitit po ashtu është i shëndetshëm për femrat shtatzëna. Pos se janë të mbushura me vitamina C, limonadat ju ofrojnë sasi të madhe me hekur. Sidomos nëse mjeku ju ka sugjeruar suplemente me hekur.
UJI I KOKOSIT
Po e konsumuat ujin nga kokosi tropikal, pos se do ta hidratoni trupin tuaj, qelizat tuaja do t'i furnizoni edhe me një sasi të madhe me elektrolite. Ndoshta edhe e keni dëgjuar se uji nga kokosi është shumë i ngjashëm me plazmën e gjakut. Kjo edhe është arsyeja pse e rrit plazmën e gjakut dhe e rregullon shtypjen e gjakut.
QUMËSHTI I FRESKËT
Me siguri se keni nevojë për proteina të caktuara, kalcium dhe vitamina B12 kur jeni shtatzënë. Një burim i hatashëm për këta nutrientë është qumështi. Po ashtu, mund të përfitoni shumë edhe nga pijet që bazohen në qumësht, shembull gjalpi i qumështit.
(Kosova Sot Online)