Ilaçi kundër infeksioneve dhe kërpudhave

  • E. /
  • 01 September 2020 - 14:45
Ilaçi kundër infeksioneve dhe kërpudhave

Kjo recetë shëruese është mjaft e vjetër. Me kalimin e kohës është shndërruar në pjesë të pandashme të mjekësisë popullore, paraqet një antibiotik të fortë, që vret bakteret negative. Kjo përgatitje posedon një formulë kundër viruseve dhe kërpudhave dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

PËRBËRËSIT

700 ml uthull të freskët të mollës; ¼ e gotës hudhër të shtypur; ¼ e gotës qepë të copëtuar; 2 speca djegës të freskët; ¼ e gotës xhenxhefil të bluar; 2 lugë rrikë të bluar; 2 lugë kurkumë pluhur.

PËRGATITJA:

Në një enë të vogël përzieni të gjithë përbërësit, pos uthullës, dhe i bartni në një kavanoz prej qelqit. Kini kujdes që 2/3 e kavanozit të përbëhet nga përbërësit e thatë, e pjesën tjetër e mbushni me uthull të mollës. Më pas kavanozin e mbyllni mirë. Përzierjen ta ruani në vend pa lagështi dhe të ftohtë, për 14 ditë. Pasi ta keni përzier, pas 14 ditëve ilaçin e kulloni dhe e ruani në temperaturë të dhomës.

KONSUMIMI

Merrni nga një lugë në ditë për të vrarë bakteret në trup dhe për ta forcuar sistemin imun, e mund ta përdorni edhe si shtesë në gjellë. Nëse vuani nga ndonjë infeksion apo sëmundje serioze, nga një lugë të vogël mund ta hani pesë deri gjashtë herë brenda ditës.

(Kosova Sot Online)