Shurupi i pabesueshëm që kthen kujtesën, dëgjimin dhe shikimin

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 11:45
Shurupi i pabesueshëm që kthen kujtesën, dëgjimin dhe shikimin

Ky shurup ju ndihmon në heqjen e shtresave dhjamore dhe ujin në trupin tuaj. Është efikas, sidomos nëse e kombinoni me ushtrime kardio. Pos kësaj, me këtë shurup e përmirësoni funksionimin e trurit, kujtesën, shikimin dhe dëgjimin. Përbërësi kryesor është rrika e freskët, e pasur me vitamina C, kalium, vitamina B1 dhe B6, hekur, vitamina B2, magnez dhe fosfor.

PËRBËRËSIT

 125 gramë rrikë; 4 limonë; 3 lugë mjaltë; 2 lugë kanellë dhe 1 pjesë xhenxhefil.

PËRGATITJA

Përzieni rrikën dhe xhenxhefilin në blender. Shtrydheni lëngun nga limoni dhe e shtoni në blender. I përzieni 2-3 minuta. Shtoni 3 lugë mjaltë dhe 2 lugë kanellë dhe përzieni përsëri derisa të fitoni shurupin, të cilin e ruani në kavanoz.

PËRDORIMI

 Merreni 1 lugë, 2 herë në ditë para shujtave ose para ushtrimeve kardio. Shurupi ju zgjat 3 javë, e më pas përgatiteni një tjetër.

(Kosova Sot Online)