Të humbësh në peshë është lehtë, ja udhëzimet

  • E. /
  • 07 September 2020 - 13:34
Të humbësh në peshë është lehtë, ja udhëzimet

Nëse keni një fustan në dollap, aty është edhe dëshira që të dukeni bukur në të! Ata kilogramët shtesë që ju mundojnë mund t'i hiqni, por duhet ndjekur disa udhëzime.

KUR I KENI VETËM DY JAVË

Nëse i keni vetëm dy javë të shkoni në një ngjarje dhe dëshironi të dukeni bukur. Menjëherë lini gjevrekët, shkopinjtë dhe çipsat. Në duart tuaja tash duhet të jenë karota e freskët, selino ose trangujt. Po ashtu, për disa javë harrojeni ushqimin e shpejtë.

KUR I KENI VETËM DISA DITË

Humbja në peshë nuk është shkuarje në provim, kështu që detyrat duhet t'i bësh deri në fund. Nuk ka gjë më të frikshme sesa të ballafaqoheni me frikën e xhindeve tepër të ngushta sipër belit tuaj të trashë. Çfarë të bëni? - Pini shumë, shumë lëngje. Nutricistët sugjerojnë vetëm ujë të thjeshtë. Asnjë pije tjetër dietale, asnjë kafe, vetëm ujë. Sa i përket ushqimit nga restorantet apo nga furra, harrojini. Përgatiteni vetë ushqimin e freskët. Kur ju zieni vetë ushqimin, atëherë ju edhe kontrolloni përbërësit që i konsumoni dhe i merrni në organizëm. Pos kësaj, përdorni pjata më të vogla, në mënyrë që edhe sasia e ushqimit të jetë më e vogël. Shmangni restorantet, madje edhe ata me ushqime të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)