
Lexoni edhe:
Eliksiri që ju mbron nga viruset
Gromësira është njëra ndër mënyrat, me anë të së cilës organizmi juaj lirohet nga gazrat e tepërta. Ja si mund ta evitoni gromësirën, e cila nuk është e pranueshme në aspektin social te ne.
XHENXHEFILI
Xhenxhefili është një ilaç efikas shtëpiak për parandalimin e mbledhjes së gazrave të tepërt. Ai relakson muskujt e sistemit gastrointestinal, duke parandaluar kështu gromësirën. - Qiteni 1 lugë të gjellës me rriska të holla të xhenxhefilit në një filxhan me ujë të valë. Mbulojeni dhe lëreni që të qëndrojë rreth 10 minuta. Kullojeni, shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni dhe e pini 2-3 herë në ditë.
Eliksiri që ju mbron nga virusetLexoni edhe:
MENDRA
Mendra është një preparat tjetër natyror për trajtimin e gromësirës. Edhe kjo bimë relakson organet e tretjes, bile përmirëson edhe rrjedhjen e vrerit dhe tretjen në përgjithësi. 1. Qiteni 1 lugë gjethesh të thara të mendrës në një filxhan me ujë të valë. 2. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta, më pas kullojeni. 3. E pini këtë çaj 2-3 herë në ditë. Vërejtje: njerëzit që kanë gurë në idhcë nuk duhet ta përdorin këtë bimë.
USHQIMET PROBIOTIKE
Ushqimet probiotike e rikthejnë balancën natyrore në florën bakteriale të zorrëve tua. Një prishje e balancës të baktereve në sistemin tuaj digjestiv mund të rezultojë me prodhim të gazrave dhe me gromësirë. - Disa nga ushqimet më të mira probiotike, të cilat mund t'i hani janë jogurti grek, kefiri, dhalla, etj.
KAMOMILI
Pirja e çajit të kamomilit ndikon që gazrat të largohen me anë të zorrëve, e jo me gromësirë. Ky çaj po ashtu largon ngërçet e barkut. 1. Qiteni 1 qese të çajit të kamomilit në një filxhan dhe përvëlojeni me ujë. 2. Lëreni që të qëndrojë 5 deri 10 minuta. 3. Hiqeni qeskën e çajit dhe e pini çajin tuaj të kamomilit. 4. E pini këtë çaj 2 - 3 herë në ditë.
BORZILOKU
Përpos që parandalon gromësirën, borziloku largon edhe problemet e tjera të sistemit gastrointestinal, sikur që është dhembja e barkut, fryrja dhe problemet me tretje. - Përtypni 4 - 5 gjethe të borzilokut ngadalë çdo mëngjes, me qëllim të parandalimit të gromësirës. - Po ashtu, mund të pini edhe çaj të borzilokut 2-3 herë në ditë. Çajit mund t'i shtoni mjaltë.
USHQIMET QË DUHEN EVITUAR
Të gjitha përpjekjet tuaja në këtë drejtim do të jenë jo efikase, nëse nuk i evitoni ushqimet dhe pijet që shkaktojnë gromësirën, e që janë: - Pijet e gazuara, birra dhe vera e kuqe - Qumështi dhe produktet e tjera të qumështit që përmbajnë laktozë. - Fasulet dhe bishtajat e tjera - Pemët, si bananet, pjepri, kajsitë, pjeshkat, kumbullat dhe mollët. - Vezët - Sheqeri dhe zëvendësuesit për sheqer. - Perimet, si patatet, shpargujt, brokoli, specat e gjelbër, qepët, bizelet, lakra, lulelakra, etj.
(Kosova Sot Online)