Lexoni edhe:
6 shenja që tregojnë se ju mund të keni patur koronavirusin
Kanceri mbetet një nga sëmundjet më të rrezikshme që vazhdon të marrë me mijëra jetë njerëzish. Diagnostikimi i tij në hapat e parë, jo gjithmonë është i mundur, megjithatë trupi juaj arrin t’ju dërgojë disa sinjale dhe shenja paralajmëruese.
Edhe pse shpeshherë i injoroni, këto shenja mund të jenë përcaktuese për vijimësinë e shëndetit.
1. Kokërr nën lëkurë: Mjekët ju paralajmërojnë vazhdimisht, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne: Në qoftë se vini re praninë e një kokrre të fryrë në nën lëkurë, mos e injoroni. Kjo masë, e cila zakonisht shfaqet poshtë gjoksit ose dhe nën sqetull ku janë të përqendruara gjëndrat limfatike është shenjë paralajmëruese e kancerit të gjirit.
6 shenja që tregojnë se ju mund të keni patur koronavirusinLexoni edhe:
2. Irritim dhe kruarje të vazhdueshme: Trupi ynë e trajton kancerin si një baktere, të cilën sistemi imunitar e lufton duke përdorur qelizat e bardha të gjakut. Si pasojë rritet rrjedhja e gjakut në zonën kancerogjene, duke bërë që kjo zonë të jetë vazhdimisht e ngrohtë, e kuqe dhe të keni kruajtje.
3. Plagë që nuk shërohen: Nëse keni ndonjë plagë të hapur në trup që nuk arrin të mbyllet, mund të jetë shenjë e pranisë së një kanceri në trupin tuaj. Sistemi imunitar është i dobët dhe si pasojë qelizat kancerogjene sulmojnë plagën e hapur.
4. Shenja në gjuhë dhe brenda gojës: Mos neglizhoni shenjat dhe puçrrat e bardha që ju shfaqen në gojë, gjuhë, mishrat e dhëmbëve dhe bajame. Konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
5. Vështirësi në gëlltitje dhe humbje oreksi: Problemet me gëlltitjen, dispepsinë dhe humbjet e oreksit ndikojnë në aftësinë e trupit për të marrë lëndët ushqyese, ul veprimtarinë e sistemit imunitar duke e bërë më të brishtë dhe pre të qelizave kancerogjene.
6. Probleme me tretjen: Tretja është një proces shumë i rëndësishëm që ndikon në mirëqenien e trupit dhe shëndetit të përgjithësi. Kur problemet dhe vështirësitë em tretjen zgjasin më shumë se dy ditë, duhet të mendoni seriozisht të flisni me një mjek.
7. Ndryshime në urinim: Nëpërmjet urinimit bëhet nxjerrja jashtë e të gjitha toksinave të dëmshme. Ndryshimet në forcën e rrjedhjes së urinës, ngjyrës, aromës, prezencës së shkumës ose gjakut duhet të kontrollohen menjëherë.
9. Ndryshime të zërit: Kanceri i laringut mund të shkaktojë ndryshimin e rimbrit dhe tonin e zërit tuaj.
10. Kollitje e vazhdueshme: Kanceri i mushkërive, ezofagut, fytit dhe madje edhe i stomakut mund të shkaktojnë kollitje të vazhdueshme. Kollitja që zgjat më shumë se 1-2 javë mund të jetë shumë më tepër se një ftohje.
(Kosova Sot Online)