Cili është çelësi i lumturisë?

  • E. /
  • 15 September 2020 - 12:33
Cili është çelësi i lumturisë?

Jogurti me vanilje, thonë shkencëtarët, ndërsa versioni i zakontë dhe llojet me pak yndyrë nxisin emocionet pozitive. Një gjë të cilën e kërkojmë të gjithë ne është zbulimi i çelësit drejt lumturisë dhe derisa dashuria, miqtë, familja dhe për disa paratë, mund të jenë qëllimi, një studim i ri ka bërë një zbulim befasues. Një ekip i hulumtuesve pohon se rruga drejt lumturisë arrihet duke konsumuar jogurt me shije të vaniljes. Ata kanë zbuluar që njerëzit kanë treguar reagime të forta pozitive ndaj shijes së zakontë dhe versioneve me pak yndyrë.

Hulumtuesit nga Holanda, Austria dhe Finlanda, ka studiuar tri grupe me nga së paku 24 pjesëmarrës të studimit të cilëve u janë përcjellë reagimet pas ngrënies së jogurtit. Jogurtët me pemë të ndryshme në ta kryesisht nuk kanë pasur ndikim në humorin e pjesëmarrësve, ka zbuluar studimi. Ekipi i shkencëtarëve tha se konkluzioni më befasues ishte që jogurti me vanilje ka shkaktuar reagime shumë të forta pozitive nga pjesëmarrësit. Kjo gjë mbështet dëshminë e mëparshme, sipas së cilës aromat e vaniljes në dhomat e pritjeve të spitaleve dhe vendet e tjera stresuese mund ta reduktojnë agresionin dhe inkurajojnë raportet e mira mes personelit dhe pacientëve.

(Kosova Sot Online)