
Lexoni edhe:
Fiku i thatë ndihmon kundër anemisë
Ju intereson se cilat janë ato ilaçe bimore, që luftojnë gripin? Në vijim ju sjellim pesë nga më të mirat, që ju shpëtojnë në sezonin e gripit.
XHINSENGU
Studimi jo shumë kohë më parë ka treguar se si xhinsengu, pos se i ndihmon trupit në përgjithësi, ndihmon edhe në parandalimin dhe shërimin e gripit. Sang-Moo Kang nga fakulteti në Gjeorgjia, në vitin 2014 ka publikuar studimin, që ka treguar se si xhinsengu ndihmon në shërimin e gripit dhe organeve të frymëmarrjes, si dhe të gjitha viruset, që sulmojnë mushkëritë. Rrënja e xhinsengut përmban substanca, që forcojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit, ndihmon te inflamacionet e nyjave, pengesat në tretje, lodhje, pagjumësi, ndikon në mungesën e gjakut, e forcon sistemin imun dhe stresin. Njëherësh xhinsengu shton aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut, që luftojnë kundër infeksioneve me baktere dhe infeksione dhe paraqet një ilaç të obligueshëm kundër gripit dhe sëmundjeve të tjera "dimërore".
Fiku i thatë ndihmon kundër anemisëLexoni edhe:
ORIGANO
Shërueshmëria nga kjo bimë vjen nga aroma e saj intensive, vaji esencial, falë të cilit vepron si antibiotik natyral, ndikon si preparat për kollitje dhe ndikon te inflamacionet e sinuseve, dhimbjet e fytit dhe gripi. Vaji i fituar nga gjethet e origanos përmban substancën karvakrol, që përmban veti të larta kundër baktereve. Vaji i organos ka ndikim të madh në bakteret patogjene.
SHTOGU
Shpeshherë dimë të përgatisim shurup vendor nga shtogu, por është shumë interesant se sa shumë veti ofron kjo bimë për organizmin e njeriut. Pos se na e forcon sistemin imun, parandalon edhe simptomat e gripit. Në revistën "Journal of International Medical Research" është publikuar studimi nga viti 2000, në të cilin thuhet se si 'ekstraktet e shtogut' shpeshherë ofrojnë tretmanë të lirë, të sigurta dhe efikase kundër gripit.
"EHINACEA"
Kjo është një bimë, e cila ndikon në përmirësimin dhe forcimin e sistemit imun të njeriut, ndikon edhe në luftën kundër infeksioneve dhe inflamacioneve, si dhe kundër viruseve, e falë antioksiduesve forcon sistemin imun. Hulumtimet kanë treguar se bima "ehinacea" përdoret në kombinim me vitaminën C, e kështu për 85 për qind pakëson gjasat, që të ftoheni apo të prekeni nga gripi.
HUDHRA
Hudhra është ilaçi më i mirë i njohur natyral. Pos se është antibiotik i fortë, që nuk shkatërron bakteret e shëndetshme, në krahasim me dëmet që i bëjnë antibiotikët kimikë. Falë përbërësit të saj të fortë, alicinës, hudhra ka një efekt prej një antibiotiku natyral. Parandalon rritjen e baktereve dhe me sukses shkatërron viruset dhe kërpudhat, kështu që është shumë efektiv kundër ftohjes dhe gripit. Ekspertët sugjerojnë konsumimin e 2 deri 5 gr hudhër të freskët në ditë.
(Kosova Sot Online)