A duhen skuqur vezët në vaj ulliri? Flasin ekspertët

  • E. /
  • 28 September 2020 - 08:30
A duhen skuqur vezët në vaj ulliri? Flasin ekspertët

Ekspertët thonë se përdorimi i vajit të ullirit në skuqjen e vezës siguron ruajtjen e disa prej antioksidantëve më të nevojshëm.

Mbi të gjitha, vaji i ullirit garanton që e bardha e vezës të jetë kërce ndërkohë që e verdha të jetë e butë dhe e lagësht.

Studime të mëparshme të cilave u referohet agroweb.org, kanë sugjeruar se përdorimi i vajit vegjetal për skuqje është i dëmshëm për shëndetin. Kjo ndodh sepse gjatë skuqjes ai çliron lëndë toksike.



Ndonëse vaji i ullirit klasifikohet si vaj bimor, pra vegjetal, studimet kanë konfirmuar se ngrohja e kësaj yndyrne mono-të-pangopur krijon më pak substanca toksike.

Duke qenë se piku i djegies së vajit të ullirit është i ulët, ai ngrohet shumë shpejt dhe prodhon një vezë të skuqur në mënyrë perfekte.

Disa njerëz nuk e preferojnë vezën e skuqur me vaj ullirin sepse aroma e tij përthithet nga veza. Por vaji i ullirit kur skuqet nuk ka aromë të tepërt shqetësuese.

(Kosova Sot Online)