
Lexoni edhe:
Treguesit paralajmërues të një ataku në zemër
Një balonë e teknologjisë së lartë, e cila e mbush lukthin, e më pas pëlcet automatikisht pas katër muajsh, mund të ndihmojë në luftimin e epidemisë së mbipeshës. Bëhet fjalë për një lloj të ri të balonës gastrike, përdorimi i së cilës sapo është miratuar në Britani.
Treguesit paralajmërues të një ataku në zemërLexoni edhe:
Për dallim nga produktet e mëparshme, për vendosjen dhe heqjen e saj, nuk nevojitet asnjë intervenim kirurgjik. Pacienti vetëm duhet ta gëlltitë një kapsulë të vogël ku gjendet balona e shfryrë "Elipse", e cila përbëhet nga një polimer i ndjeshëm. Ngjitur për balonë është një kateter, një tub i hollë. Sapo të arrijë balona në lukth, mjeku e përdorë tubin për ta mbushur balonën me ujë, e më pas e largon tubin. Balona e mbushur me ujë zë një vend të madh në lukth, duke ndikuar në zvogëlimin e apetitit dhe duke rritur gjasat që pacienti t'i humbë kilet e tepërta. Pasi që të pëlcasë balona, ai nxirret jashtë me jashtëqitje.
(Kosova Sot Online)