Qepa e kuqe -aleat i femrave në menopauzë

  • E. /
  • 07 October 2020 - 10:40
Qepa e kuqe -aleat i femrave në menopauzë

S e sa e shëndetshme është qepa, sidomos kur flasim për llojin e qepës së kuqe, ekzistojnë shumë studime dhe shumë hulumtime, që e kanë vërtetuar efektin e saj shërues, megjithëse përditë dalin studime të reja, që tregojnë nga një veti shtesë shëruese të qepës së kuqe. Me gjithë faktit se mundet edhe të ketë një aromë jo të këndshme, qepa e kuqe është shumë e dobishme për shëndetin dhe organizmin e njeriut, e sidomos ndikon si shëruese për zemër.

Përbërësit e saj dhe substancat me squfur mund të pakësojnë nivelin e lartë të kolesterolit të keq në gjak, të triglicerideve në gjak, si dhe forcojnë membranën e qelizave të kuqe të gjakut dhe, pikërisht për këtë fakt, ndikojnë në parandalimin e sulmit në zemër. Qepa e kuqe dhe llojet e tjera kanë efekt të fortë kundër inflamacioneve, sepse përbërësit e saj specifikë shtojnë efektin e qelizave të bardha të gjakut, që luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen të fortë të sistemit imun. Qepa përmban vitaminat - antioksiduesit A, C dhe E, parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup, e në këtë mënyrë inflamacionet mbahen nën kontroll.

(Kosova Sot Online)