Lexoni edhe:
Kungulli parandalon fryrjet në stomak
P roblemi i qarkullimit të dobët të gjakut mund të zgjidhet përmes ushtrimeve, për të cilat mjaftojnë 15 deri 20 minuta në ditë .
SHTRIHUNI!
Në mëngjes mos u zgjoni përnjëherë nga shtrati, por së pari qëndroni aty. Shtrini mirë duart dhe këmbët.
USHTRIMET E QAFËS
Kthejeni kokën në të majtë, pastaj në të djathtë duke numëruar deri në dhjetë. Më pas ktheni kokën në rreth, e ushtrimet i përfundoni duke lëshuar kokën deri te gjoksi.
Kungulli parandalon fryrjet në stomakLexoni edhe:
POMPAT
Para se ta bëni dushin e mëngjesit, bëni një seri prej dhjetë pompave. Kjo ju dhuron forcën për të cilën keni nevojë gjatë ditës.
ECNI!
Ecja është njëra ndër mënyrat më të mira për qarkullimin e gjakut. Ecja bën që muskujt të shtrëngohen dhe të relaksohen dhe në këtë mënyrë të pompojnë gjak në gjithë trupin. Ecja është forma më e lehtë e ushtrimeve e cila ul shtypjen e lartë të gjakut. Filloni me shëtitje të lehta, dy apo tri herë në ditë.
NOTI
Noti më së paku ngarkon nyjat dhe është i dobishëm për trupin, sepse është ushtrim pa ngarkesë. Përmes notit punon i gjithë trupi dhe përmirësohet depërtimi i oksigjenit në trup, e sidomos deri në mushkëri dhe në zemër.
JOGA
Joga kërkon frymëmarrje të kontrolluar dhe ky lloj i frymëmarrjes shton përqendrimin e oksigjenit në gjak, mundëson qarkullimin e gjakut në muskuj dhe kështu përmirëson qarkullimin.
(Kosova Sot Online)