Nxitësit e anemisë: Kafeja dhe sheqeri ia marrin hekurin organizmit

  • E. /
  • 14 October 2020 - 15:08
Nxitësit e anemisë: Kafeja dhe sheqeri ia marrin hekurin organizmit

Mungesa e hekurit në gjak është shkas anemisë, e cila shfaqet me simptoma të ndryshme -lodhje, rënie e imunitetit, zbehje në lëkurë e nganjëherë edhe ndjenja e rrahjes së shpejtë e zemrës. Nga mungesa e hekurit thonjtë thyhen dhe deformohen, flokët bien e femrat vërejnë çrregullim në ciklin menstrual.

SA SHPESH NUK KENI ENERGJI PËR USHTRIME TË THJESHTA?

Mungesa e hekurit mund të jetë arsyeja pse nuk mund të përfundoni ushtrimet e thjeshta. Shpeshherë mbeteni pa frymë gjatë ushtrimeve dhe shëtitjeve.

INFEKSIONET OSE NDRYSHIMI NË URINË INDIKATORË TË SËMUNDJES

Infeksionet e shpeshta, sidomos të sistemit respirant, janë edhe një simptomë se ju mungon hekuri. Anemia mund të jetë edhe shenjë përmes urinës dhe ndryshimit të ngjyrës.

SHËNDETI VJEN NGA PESHKU, VEZËT DHE BISHTAJORET

Burimi më i mirë për furnizim me hekur nga brenda janë mishi i kuq, vezët, bishtajoret, perimet me gjethe të gjelbër. Por, kini kujdes, kafeja dhe sheqeri ua "grabitin" sasinë e hekurit nga organizmi.

(Kosova Sot Online)