![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/15/200x200_Kohlrabi-shutterstock_1921099881602753756.jpg)
Lexoni edhe:
Ushqimi ideal për dimër, perimja që forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionet
Nuhatja, kolla, dhimbja e fytit dhe ethet janë simptoma të përafërta me Covid-19 dhe që ngjallin dyshime dhe pyetjen shqetësuese. A kam thjeshtë një ftohje apo jam i infektuar me koronavirus?
Në shikim të parë, simptomat e shkaktuara nga SARS-CoV-2 ngjajnë me atë që ne e njohim si grip normal.
Ushqimi ideal për dimër, perimja që forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionetLexoni edhe:
Simptomat e shpeshta me Covid-19 janë:
Ethet
Kolla e thatë
Humbja e nuhatjes dhe shijes
Simptoma të tjera që ndodhin ndonjëherë e që cilësohen si simptoma të rënda, janë:
Dhimbjet e muskujve
Lodhja
Dhimbja e fytit
Problemet me frymëmarrje
Dhimbja e kokës
Pneumonia
Simptoma të rralla të COVID-19 janë edhe:
Diarrea (me shumë mundësi te fëmijët)
Një skuqje në lëkurë, ose njollë e gishtërinjve dhe këmbëve
Teshtitja nuk është një simptomë e shkaktuar nga koronavirusi. Kështu, nëse ju duhet të teshtini gjatë gjithë kohës dhe keni hundë të lëngshme, me siguri është një ftohje ose një grip sezonal i lehtë dhe normal.
Nga ana tjetër, humbja e papritur e nuhatjes dhe shijes është një simptomë shumë e zakonshme e COVID-19 dhe nuk ndodh me grip ose ftohje, edhe pse ato ndonjëherë mund të shkaktojnë humbje të aftësive ndijore të shqisave përkohësisht që të mos mund të nuhasni aroma ose shijoni.
Mbajtja e distancës, larja e duarve, mbajtja e maskave dhe ajrosja e rregullt parandalojnë përhapjen jo vetëm të koronavirusit, por gjithashtu ndihmojnë kundër gripit dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.
(Kosova Sot Online)