
Lexoni edhe:
Si t'i largoni problemet me shtypje të gjakut?
Shpesh zvogëlimi i kalorive që merrni, nuk është i komplikuar. P.sh., nëse e zëvendësoni sheqerin dhe ajkën me një lugë kanellë, atëherë për një lugë kafe mund të "kurseni" deri në 70 kalori. Përpos kësaj, kanella është e mirë edhe për tërë shëndetin. Vetëm një gjysmë luge kanellë në ditë mund ta zvogëlojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, pastaj të triglicerideve dhe kolesterolit, te të sëmurët nga diabeti II.
Si t'i largoni problemet me shtypje të gjakut? Lexoni edhe:
Kanella po ashtu zvogëlon shtangimin e muskujve dhe nyjave, lufton inflamacionet, përmirëson shëndetin e organeve të tretjes dhe e stimulon trurin. Një studim ka treguar se, nëse e konsumoni nga një lugë kanellë në ditë, në të esëll, atëherë e pengoni krijimin e proteinës në tru, e cila e shkakton sëmundjen e Alzheimerit. Njëra ndër mënyrat më të mira të konsumimit të kanellës çdo ditë, është që atë ta veni në kafe, në vend të sheqerit, ajkës, apo qumështit.
(Kosova Sot Online)