![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/26/200x200_CoronaVirus1603703990.png)
Lexoni edhe:
Dy simptomat Covid-19, të cilat nëse nuk menaxhohen – rrisin shanset për shtrim në spital
Bananet posedojnë tri lloje të ndryshme të sheqerit dhe një sasi të madhe të fibrave. Mu për këtë arsye, kjo pemë dhuron energji, por edhe largon problemet shëndetësore më mirë se ilaçet.
KAPSLLËKU
Bananet përmbajnë pektinë, fibrat dietale që përshpejtojnë tretjen dhe nxitin largimin e helmeve dhe metaleve të rënda nga organizmi.
Zvogëlojnë fryrjen dhe lehtësojnë tensionimet në zorrë gjatë kapsllëkut. STRESI Stresi është sëmundje e kohëve moderne që ndikon në shëndetin tonë. Stresi përshpejton metabolizmin e niveli i kaliumit në organizëm bie.
Balansi mund të arrihet me ndihmën e bananeve, të cilat në vete kanë shumë kalium, i cili normalizon punën e zemrës.
SHTYPJA E GJAKUT
Dihet se konsumimi i tepërt i kripës dhe mungesa e kaliumit ndikojnë negativisht në shtypjen e gjakut. Prandaj, nevojitet sasi e mjaftueshme e kaliumit në gjak,e bananet kanë me bollëk kalium. Sugjerohet që çdo mëngjes ta hani nga një banane, e ajo mban në nivel shtypjen e gjakut.
DEPRESIONI
Triptofani gjendet në banane në formë të proteinave që stimulon sekretimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Vetëm një banane mjafton për ngritjen e këtij hormoni, që të ndiheni të qetë dhe të lumtur.
(Kosova Sot Online)