Mos blini ilaçe dhe mos harxhoni para për kollën dhe frymëmarrjen
Keni probleme me kollën dhe frymëmarrjen? Ju paraqesim recetën më të lashtë që mund të bëjë mrekullira vetëm me dy përbërës.
Që në kohët e lashta kombinimi i mjaltit me qepën është i njohur si një mjet efektiv natyror për kollën.
E mira qëndron se këto përbërës mjekësorë natyralë gjenden thuajse gjithmonë në kuzhinën tonë dhe ata mund të blihen në çdo ditë të vitit.
Përbërësit:
1 qepë
2-3 lugë mjaltë
Përgatitja
Merrni një qepë të mesme, qërojeni dhe priteni me thi. kë nga lart-poshtë, por jo deri në fund.
Vëreni atë në një tas të thellë dhe hidhni mjaltin mbi të. Mbulojeni tasin me një kapak dhe lëreni të qëndrojë për një natë në temperaturën e dhomës.
Të nesërmen me një lugë të vogël përziejmë mjaltin dhe qepën e përgatitur një ditë më parë.
Konsumoni çdo dy orë një lugë nga kjo përzierje, por sipas dëshirës mund të merrni edhe më shpesh se kaq.
Në një periudhë të shkurtër kohe ju do të mund të merrni frymë lehtësisht dhe kollitjet do të kenë ndaluar.
(Kosova Sot Online)