Lexoni edhe:
Vetitë shëruese të trangujve
Natyra ofron shumë receta, të cilat i kontribuojnë organizmit të njeriut dhe shëndetit në përgjithësi, e në vijim ju paraqesim një recetë që ju ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut. Nuk ekziston ndonjë listë me ushqime të shëndetshme, në të cilat nuk është e përfshirë boronica. Hulumtimet tregojnë se këto fruta të shëndetshme dhe shumë të hijshme mund të ndihmojnë edhe në kontrollimin e shtypjes së gjakut.
Vetitë shëruese të trangujve Lexoni edhe:
Ekspertët konsiderojnë se potenciali shërues i boronicave vjen nga fakti se është shumë e pasur me antioksidues, që me veprimin e tyre zvogëlojnë inflamacionet dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe organizmin e njeriut. Lajmi tjetër i mirë është se për ta shijuar vetinë e tyre shëruese nuk nevojitet një sasi e madhe e frutave. Mjafton ta pini një lëng të boronicave në ditë në mënyrë që t'i vëreni ndryshimet pozitive me shëndetin tuaj.
Pos boronicave që përmban kjo përzierje, gjithashtu duhen edhe banane, jogurt dhe spinaq, kështu që të gjitha së bashku dhurojnë kalium, probiotikë dhe nitrate dietale. Përzieni një gotë boronica (mund t'i përdorni edhe boronicat e ngrira), një banane të freskët, një gotë jogurt pa yndyrë, spinaq dhe gjithçka i përzieni së bashku në blender. Kjo sasi mjafton për dy pije.
(Kosoa Sot Online)