Simptomat e kancerit në zorrë të trashë

  • E. /
  • 15 November 2020 - 16:09
Simptomat e kancerit në zorrë të trashë

Sipas disa të dhënave, çdo vit nga ky lloj i kancerit preken 4.500, e vdesin më shumë se 3.000 njerëz.

PËRSE SHFAQET KANCERI NË ZORRË TË TRASHË?

Shkasi i saktë nuk është i qartë. Më së shumti fajësohet ndikimi i faktorëve trashëgues dhe rrethi, mënyra e ushqimit dhe stilit të jetës. Faktor rreziku është ushqimi i pasur me mish të kuq dhe yndyrë nga kafshët, duhani, alkooli, mbipesha dhe mungesa e aktiviteteve fizike.

KUSH MUND TË PREKET NGA KANCERI NË ZORRË TË TRASHË

Nga ky lloj i kancerit praktikisht mund të preket secili, por më së shpeshti lajmërohet te njerëzit midis moshës 50 dhe 74-vjeçare, te të dyja gjinitë.

CILAT JANË SIMPTOMAT E KANCERIT NË ZORRË TË TRASHË?

Sëmundja shfaqet me simptoma pak të dallueshme. Kur shenjat të dallohen, sëmundja tashmë ka përparuar. Simptomat më të shpeshta janë: - gjakderdhje në jashtëqitje, - ndryshime në zbrazjen e zorrëve, - dhimbje në stomak, - pagjakësia, - humbja e peshës trupore.

ÇFARË ËSHTË DIAGNOSTIKIMI I HERSHËM I KANCERIT TË ZORRËS SË TRASHË?

Zbulimi i hershëm nënkupton analizat te personat e shëndetshëm, në mënyrë që të mund dallohen rreziqet. Testimi i jashtëqitjes me gjak. Gjithë personat nga mosha 50 dhe 74- vjeçare duhet të bëjnë teste nëse kanë gjak në jashtëqitje. Testi pozitiv nuk do të thotë se vuani nga kanceri.

(Kosova Sot Online)