5 erëza që çdo gjellë për disa herë e bëjnë më të shëndetshme

  • E. /
  • 01 December 2020 - 11:32
5 erëza që çdo gjellë për disa herë e bëjnë më të shëndetshme

Erëzat i përdorim për ta përmirësuar shijen e gjellëve, por ato kanë edhe dobi të shumta shëndetësore. Ja cilat erëza të zakonshme mund t'i zëvendësoni me ato që ju mbrojnë nga sëmundjet .

SHERBELË NË VEND TË MAJDANOZIT

Të dy bimët janë të pasura me vitamina K, e cila është e rëndësishme për eshtra të fortë. Por, sherbela përmban 26 për qind më tepër. Hulumtimet kanë treguar se është e mirë edhe për personat që vuajnë nga Alzheimer-i. Hulumtimi në të cilin kishin marrë pjesë të anketuar në moshë të re ka treguar se ata që kishin konsumuar dozë të vajit eterik të trumzës kishin arritur rezultate më të mira në teste.

XHENXHEFIL NË VEND TË ARRËS SË MYSHKUT

Xhenxhefili është një antioksidues, i cili ndihmon te dhimbjet e lukthit dhe menstruale si dhe te migrena. Hulumtimi i bërë në universitetin "Michigan Comprehensive Cancer Center" ka zbuluar se ekstraktet nga rrënja e tij mund të parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene në vezore.

ORIGANO NË VEND TË TRUMZËS

Në krahasim me trumzën, vetëm një lugë me organo posedon në vete rreth gjashtë herë më shumë aminoacide omega 3, të cilat janë të mira për shëndetin e enëve të gjakut, ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e rrezikut për sulm në zemër.

ROZMARINË NË VEND TË BORZILOKUT

Përveçse është burim i mirë për hekur dhe kalcium, rozmarina përmban substancën që mund të ndihmojë edhe te diabeti, tipi 2. Përveç kësaj, është vërtetuar se pakëson rrezikun nga kanceri që ndërlidhet me konsumimin e mishit të kuq. Nëse rozmarinën ia shtoni mishit të kuq, atëherë rreziku për kancer zvogëlohet.

SPECA DJEGËS NË VEND TË PIPERIT

Specat e kuq djegës janë shumë të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm për tretjen e ushqimit dhe zbutjen e dhimbjeve. Shkencëtarët besojnë se substanca kryesore, kapsaicina, lufton kancerin. Studimi i publikuar në revistën "Journal of Clinical Investigation" ka zbuluar se kapsaicina zvogëlon rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë.

(Kosova Sot Online)