Lexoni edhe:
Bima çudibërëse kundër lythave në sy
Mbushja amalgame, apo mbushja e zezë, është mbushja më e lirë për dhëmbë, prandaj përdoret me të madhe edhe sot, duke mos ditur se sa e dëmshme është ajo. Një mbushje e tillë përmban deri në 54% zhivë, gjë që, nëse qëndron një kohë të gjatë në gojë, mund të shkaktojë depresion, ankth, dhembje të kokës, probleme me tretje, por edhe sklerozë multiple, Alzheimer, bile edhe kancer. Stomatologët dhe OBSH-ja me ngulm mohojnë raportimet e tilla, duke thënë se mbushja në fjalë është e padëmshme.
Bima çudibërëse kundër lythave në syLexoni edhe:
Por, eksperti dr. Hal Huggins thotë se edhe sasia më e vogël e zhivës në organizmin e njeriut është e rrezikshme. Si shembull, ai përmend rastin me qelizën vezë të femrës, e cila nëse bie në kontakt me zhivën, e humbë aftësinë që të ngjitet për mur të mitrës, bile edhe nëse fekondimi ka qenë i suksesshëm. Sipas mendimit të këtij eksperti, lodhja kronike te shumë njerëz është pasojë e mbushjeve të tilla të dhëmbëve. Për shkak të këtyre pohimeve, dr. Hoggins është përjashtuar nga puna, por kjo nuk e ka penguar atë që të vazhdojë me predikimet e tij kundër mbushjes së zezë të dhëmbëve.
(Kosova Sot Online)