5 ilaçet natyrale, me të cilat do t’i ‘mashtroni’ alergjitë

  • E. /
  • 11 December 2020 - 12:01
5 ilaçet natyrale, me të cilat do t’i ‘mashtroni’ alergjitë

Alergjitë janë reaksion i sistemit imun në faktorët përreth, por nga ana tjetër, pikërisht disa prodhime natyrale dhurojnë mbrojtje të hatashme dhe pakësojnë simptomat e alergjisë.

HITHRAT

Hithrat janë antihistaminë natyral, pastrues i gjithë organizmit të njeriut dhe në këtë mënyrë ndikojnë te disa lloje të alergjive. Zbusin simptomat e alergjive, siç janë teshtitja dhe të kruarat e syve. Mënyra më e mirë e konsumimit të hithrave është në formë të çajit, i cili pos që zbut reaksionet alergjike, po ndikon edhe në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe në forcimin e organizmit.

PROBIOTIKËT

Bakteret e mira në zorrë stimulojnë sekretimin e imunoglobulinës në mukozën e zorrëve, të cilët parandalojnë depërtimin e antigjeneve në gjak dhe neutralizojnë helmet. Një hulumtim ka treguar se probiotikët ose bakteret e mira mund të ndihmojnë në zvogëlimin e reaksionit alergjik në polen.

VAJI I QIMNONIT TË ZI

E fekti i tij kundër inflamacioneve është një nga zgjedhjet e para në zbutjen dhe parandalimin e simptomave alergjike. Zbut të gjitha simptomat e alergjive, lehtëson frymëmarrjen, e me efektin e tij prej një antibiotiku parandalon zhvillimin e infeksioneve bakteriale që shpeshherë shfaqen si përcjellës të alergjive sezonale.

VAJI I EUKALIPTIT

Një hulumtim nga viti 2010 ka zbuluar efektin e dobishëm të këtij vaji në problemet respiratore, përfshirë astmën. Pak vaj ta vendosni në një tas dhe ta lini në tavolinën e punës, gjatë orarit të punës. Në këtë mënyrë do ta freskoni frymëmarrjen, edhe nëse tri pika të vajit të eukaliptit përzieni me një lugë të vogël vaj ulliri dhe ta vendosni në gjoks.

SHERBELA

Çaji nga sherbela zbut kollën dhe ndikon si qetësues në fyt, sidomos nëse është i pezmatuar. Për zbutjen e reaksioneve alergjike, sherbela është ilaç i hatashëm në kombinim me hithrat. Në mënyrë që nga kjo bimë e egër ta nxirrni maksimumin, përgatisni dy lugë çaj nga hithrat dhe një lugë nga sherbela. E mbuloni më pas dhe prisni 15 deri 20 minuta.

(Kosova Sot Online)