Lexoni edhe:
Bima me efekte të shumta shëruese
Ushqimi mesdhetar ndikon më mirë në shëndetin sesa vetë ushtrimet, pohojnë studimet e fundit. Ushqimi mesdhetar përfshin konsumimin e pemëve dhe perimeve të freskëta, drithërave integrale, frutave me lëvore të fortë, bishtajoret, mish peshku, vaj ulliri dhe ndonjë gotë verë të zezë, e studimet e fundit pohojnë se ndikon mirë në parandalimin e sulmeve në zemër.
Bima me efekte të shumta shërueseLexoni edhe:
Te të gjithë të anketuarit, që i ishin përfshirë këtij regjimi të ushqimit, përqindja për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare ishte ulur për 47 për qind. Edhe disa nga hulumtimet paraprake, që për qëllim kishin ndikimin e ushqimit mesdhetar, kanë vërtetuar se ky lloj i ushqimit ndikon mirë për të humbur në peshë, ul rrezikun për diabet, ul shtypjen e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.
(Kosova Sot Online)