Receta për pastrimin natyral të veshkave

  • E. /
  • 22 December 2020 - 14:52
Receta për pastrimin natyral të veshkave

Këtë recetë mund ta përgatisni lehtë. Mirëpo, nëse keni telashe me veshkat, për shembull, keni të diagnostikuar gurët në veshka, kini kujdes, sepse ky çaj popullor mundet t'i nxjerrë jashtë.

PËRGATITJA E ÇAJIT

Gjethe të shumta të majdanozit, të pastruara shumë mirë paraprakisht, i copëtoni në pjesë më të mëdha, më pas i vendosni në një enë dhe i mbushni me ujë (aq ujë sa vetëm për t'i mbuluar gjethet). E vendosni në pllakë për ngrohje dhe e lini të vlojë për 10 minuta. Më pas e hiqni nga shporeti, e lini të ftohet (të mbuluar).

Procedoni tutje dhe kur të jetë ftohur e vendosni në frigorifer. Konsumoni të ftohtë, një gotë në ditë. Mund të përgatisni edhe çaj të fortë dhe kështu e lini të mbuluar për 30 minuta. Mos harroni të konsumoni sasi të mjaftueshme të lëngjeve, në mënyrë që veshkat të punojnë si duhet. Grave shtatzëna nuk u këshillohet ta pinë këtë çaj popullor. Pas vetëm disa ditëve do ta vëreni se si ka ndryshuar urina juaj, sepse trupi hedh jashtë helmet e grumbulluara në veshka.

(Kosova Sot Online)