
Lexoni edhe:
Ju ka rënë imuniteti, kjo shprehi do t'ju ndihmojë gjithsesi
Konsumimi i shpeshtë i ushqimit të pasur me magnez në studimin e fundit të bërë në Amerikë, ndërlidhet me zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i pankreasit. Burim i mirë për magnez janë edhe perimet me gjethe të gjelbër, pemët me lëvozhgë të fortë, bishtajoret dhe avokado. Të dhënat e ekspertëve nga universiteti në Indiana janë grumbulluar prej rreth 66.000 të anketuarve, nga mosha 50 deri në moshën 76 vjeçe.
Ju ka rënë imuniteti, kjo shprehi do t'ju ndihmojë gjithsesiLexoni edhe:
Ishte vërtetuar se si pakësimi i konsumimit mesatar ditor me magnez për 100 gramë, për 24 për qind kishte shtuar gjasat për t'u prekur nga kanceri i pankreasit. Ekspertët shpjegojnë se si magnezi është i përfshirë në rregullimin e punës së 300 përbërësve me enzima, që kontrollojnë procese të ndryshme në organizëm. Meshkujve u sugjerohen 420 miligramë në ditë, e femrave 320 miligramë.
(Kosova Sot Online)