Lexoni edhe:
Një gotë lëng kthen forcën organizmit
P ërzierja e artë, në të cilën baza nga kurkuma dhe mjalti u është shtuar përbërësve natyralë, është mbrojtësi kryesor i shëndetit ndaj sëmundjeve të shumta. Përzierja e mjaltit dhe kurkumës njihet ndryshe edhe si përzierja e artë. "E artë" është shkaku i vetive të shumta shëruese, por edhe nga dukja e saj.
Kurkuma dhe mjalti kanë veti të forta kundër inflamacioneve dhe kancerit. Ndihmojnë në shkatërrimin e shumë llojeve të baktereve dhe e shtojnë mbrojtjen e organizmit. Kurkuma përmban kurkuminë (substancën natyrale) që ndikon në më shumë se 150 sëmundje të ndryshme.
Një gotë lëng kthen forcën organizmitLexoni edhe:
PËRBËRËSIT
1 lugë e vogël lëvore të bluar të limonit; 1 lugë të vogël kurkumë; 100 gramë mjaltë; 2 lugë uthull molle; Piper të zi.
PËRGATITJA
Në një enë përzieni kurkumën, uthullën e mollës dhe piperin e zi. Shtoni lëvoren e bluar të limonit dhe mjaltin. Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të fitoni një masë homogjene. E ruani në një kavanoz prej qelqit, në frigorifer.
KONSUMIMI
Sasia ditore është një lugë e supës. Për të arritur rezultatet më të mira, masën e caktuar ta konsumoni në mëngjes. E vendosni në gojë dhe e lini që vetë të tretet, e më pas e përpini. Prisni disa minuta para se të pini ujë apo ndonjë lëng tjetër. Kjo përzierje u sugjerohet edhe atyre q vuajnë nga hemofilia dhe hipertensioni, për faktin se kurkuma parandalon formimin e droçkave dhe e rregullon shtypjen e gjakut
(Kosova Sot Online)