Lexoni edhe:
Studimi anglez tregon që varianti i ri i virusit s’shkakton sëmundje më të rëndë
Hudhra përmban përbërje të forta squfuri, me alicinën më aktive, së cilës i detyrohet aroma e saj karakteristike.
Alicina është "mbrojtësi" natyral i hudhrës.
Studimi anglez tregon që varianti i ri i virusit s’shkakton sëmundje më të rëndëLexoni edhe:
Me fjalë të tjera, ajo mbron nga sulmet nga insektet, parazitët dhe mikroorganizmat.
Përveç kësaj, hudhra është një burim i mirë i manganit, vitaminës B6 dhe vitaminës C, ndërsa përmban edhe sasi më të vogla bakri, fosfori dhe seleni.
Përdorimi i hudhrës për vetitë e tij të dobishme njihet prej shekujsh.
Thuhet se Hipokrati përdori hudhër për të trajtuar infeksionet.
Pasteur ishte i pari që dokumentoi aktivitetin antibakterial të hudhrës në 1858, duke e përcaktuar atë si "penicilina e natyrës".
Alicina konsiderohet të jetë arsyeja kryesore që hudhrës i atribuohen veti antimikrobike, antikoagulante dhe antioksiduese.
Karakteristikat e hudhrës janë studiuar gjerësisht në provat klinike tek njerëzit dhe kafshët, si dhe në studimet epidemiologjike, por efektet e tij të dobishme nuk janë konfirmuar në të gjitha studimet.
Për ta bërë alicinën më aktive, si dhe vetitë e tjera të dobishme të hudhrës, në vend që të hani thelpinjtë e hudhrës, mund t'i copëtoni ose t'i rrahni duke marrë formën e një llaçi.
Qërimi, copëtimi i hudhrës çliron një enzimë, alicina, e cila ndihmon në formimin e sulfideve të dobishëm me veti anti-kancer.
Prandaj, duke e lënë hudhrën të copëtuar për dhjetë minuta para gatimit, ne lejojmë që alicina të funksionojë në favorin tonë.
(Kosova Sot Online)