Lexoni edhe:
Si të mësoni se a ju mungojnë elektrolitet
Keni menduar ndonjëherë që të mos i lani ushqimet para se t’i gatuani?! Megjithëse mund të tingëllojë shumë e çuditshme, larja e disa ushqimeve mund të shkaktojë përhapjen e bakterieve deri në helmim. Eksperët kanë shpjeguar se cilat ushqime nuk duhet që të lahen dhe kush është arsyeja. Ndërkohë që sugjerojnë që të lahen frutat dhe perimet, arrat, frutat e thata dhe orizi.
Pula
Sipas agjensisë britanike “Food Standards”, duke larë shpendët e pagatuar bakteri Campylobacter përhapet në dhe mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme dhe madje edhe vdekjen. Sigurohuni që pula që po përgatitni të jetë pjekur ose gatuar mirë dhe lani mirë duart pasi ta keni përgatitur.
Si të mësoni se a ju mungojnë elektrolitetLexoni edhe:
Mishi
Edhe mishi i viçit dhe i derrit nuk duhet që të lahen para gatimit pasi aktivizohen bakere teksa gatuhen në temperature të larta. Mjafton që lëngun e tepërt të mishit ta pastroni me letra kuzhinë.
Makarona
Uji heq niseshtenë nga makaronat, e cila ndihmon për të përthithur më mirë salcën me të cilën do ta shërbeni.
Veza
Tek vezët e prodhuara në mënyrë industriale ekziston një substancë që vihet për t’i mbrojtur nga bakteriet, kështu që mos i lani para gatimit.
Kërpudha
Kërpudhat kanë një sipërfaqe sfungjerore, dhe për këtë arsye kanë edhe aftësinë për të thither ujë. Nëse i shihni të pista, qërojini me thikë ose fshijini me letra kuzhine.
(Kosova Sot Online)