Ke uri para se të flesh? Ja një hile që mund të “mashtrojë” stomakun tuaj
Të gjithë e kemi provuar… Je gati të shtrihesh në shtrat, ke fikur dritat dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë. Je e uritur apo jo?
Nëse nuk mund të flesh pa e shuar urinë qoftë edhe me një gjë të vogël, jo të gjitha ushqimet rekomandohen, sidomos nëse po përpiqesh të biesh nga pesha, sipas “Health Line”.
Nëse disa ushqime nuk janë të rekomanduara për t’u konsumuar para gjumit, ka të tjera që janë efektive.
Kosi! Ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe pa sheqer. Proteinat ndihmojnë aktivitetin e muskujve edhe ndërsa je duke fjetur, duke bërë kështu që të djegësh kalori edhe në gjumë.
Sipas një studimi nga “American Journal of Physiology”, konsumi i proteinave para gjumit aktivizon sintezën e proteinave, e cila ndikon drejtpërdrejt te muskujt. Në thelb, proteinat të ndihmojnë të djegësh dhjamin e trupit.
(Kosova Sot Online)