Ja receta e "qumështit të artë"

  • E. /
  • 18 January 2021 - 12:23
Ja receta e

Pija që mban këtë emër tendencioz ndihmon organizmin dhe e mbron atë nga dehidrimi. Kjo pije është përgatitur dikur nga amviset, por më pas, me ardhjen e gjeneratave më të reja, sikur është lënë pas dore. Përbërësi te kësaj pije kanë veprim antibakterial, antiinflamator dhe e pastrojnë organizmin në tërësi. Po ashtu, përbërësit e saj e forcojnë imunitetin e organizmit tonë.

PËRBËRËSIT:

" 2 filxhanë qumësht " 1 lugë shafran të Indisë " 1 lugë xhenxhefil " Dy gishta biber të zi " Mjaltë sipas dëshirës

PËRGATITJA

Qumështin, shafranin, xhenxhefilin dhe biberin e zi nxejini në një enë të gjerë. Përzieni derisa të shkrihen të gjithë përbërësit. Lëreni këtë masë që të vlojë dhe të fillojnë të paraqiten flluskat në pjesët anësore të enës. Kini kujdes që qumështi të mos ngjitet për ene. Largojeni pijen nga zjarri, lëreni që të qëndrojë 10 minuta. Shtoni mjaltë dhe konsumojeni të nxehtë.

(Kosova Sot Online)