Ja si kombinohen gjenet dhe faktorët e jashtëm për ta shkaktuar diabetin

  • E. /
  • 18 January 2021 - 13:01
Ja si kombinohen gjenet dhe faktorët e jashtëm për ta shkaktuar diabetin

Sipas një studimi të ri, diabeti është një sëmundje e ngulitur thellë në gjenet njerëzore, e cila, megjithatë, ndihmohet edhe nga faktorët e jashtëm, siç është dieta. Hulumtuesit kanë shikuar se çfarë ndikimi ka mbipesha në shfaqjen e diabetit të tipit 2 tek minjtë dhe njerëzit, e këtë hulumtim e kanë bërë nëpërmjet manipulimit me gjene. Ata kanë bërë të ditur që trashësia mund ta ndryshojë një pjesë të ADNsë, që njihet si epigjenoma.

Këto ndryshime ndikojnë në sjelljet e gjeneve dhe mund ta ndryshojnë prodhimin e proteinave, që janë të nevojshme për funksionimin e rregullt të metabolizmit dhe sekretimin e insulinës, hormonit që kontrollin nivelin e sheqerit në gjak. Megjithatë, lajmi i mirë që sëmundjet që shkaktohen nga këto ndryshime gjenetike mund të kurohen. Të gjitha këto risi janë pjesë e studimit, që është publikuar më 6 janar në revistën "Cell Metabolism".

(Kosova Sot Online)