
Lexoni edhe:
Përse gjunjët dhëmbin më shumë dimrit?
Sa herë që sëmuremi vrapojmë pas ilaçeve të caktuara. Por, antibiotikët pos se shkatërrojnë bakteret patogjene dëmtojnë edhe bakteret e dobishme, të cilat janë të domosdoshme për punën e rregullt të tretjes.
SHERBELA
Shkencërisht është vërtetuar se sherbela posedon substanca kundër bakteriale dhe kundër virusale, e tashmë rregullisht përdoret edhe me rastin e prodhimit të disa ilaçeve moderne. Ndikon mirë për fyt, infeksionet respiratore dhe infeksionet në gojë. Sherbela ndihmon edhe në zgjidhjen e problemeve në zorrë, por është e dobishme edhe në infeksionet e lukthit. Ndihmon edhe në uljen e temperaturës, etheve dhe dhimbjeve në trup, që shfaqen në fillim të gripit dhe ftohjes.
Përse gjunjët dhëmbin më shumë dimrit?Lexoni edhe:
MJALTI
Mjalti posedon substanca të shumta shëruese, ndikon mirë te të skuqurat në lëkurë, të ënjturat dhe lëndimet. Me ndihmën e mjaltit mund të pastroni gojën dhe dhëmbët prej baktereve, të parandaloni gjakrrjedhjen e mishit të dhëmbëve e njëkohësisht edhe është efikas në shërimin e të thatit dhe fshikëzës.
HUDHRA
Alicina është substancë, e cila gjendet në hudhër, që posedon fuqi për luftimin e kërpudhave. Kjo substancë, e cila gjendet edhe në qepë luan rolin e mekanizmit mbrojtës kundër baktereve. Vetë alicina shkatërron shumë baktere, e qepa shëron dhimbjet e dhëmbit, kollën, dhimbjet në fyt dhe infeksionet e shumta.
KARAFILI
Stomatologët e përdorin karafilit, si ilaç natyral, përkatësisht vajin e tij për shumë mënyra të shërimit të dhimbjes së dhëmbëve. Në karafil gjendet substanca "eugenol", që ka fuqinë në luftimin e mikrobeve.
KANELLA
Kanella mund të vrasë bakteret, të cilat gjenden nëpër spitale, si dhe ato baktere, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve standard. Pos kësaj, kanella ofron ndihmën e saj edhe në shërimin e bakterit "Escherichia coli".
ORIGANO
Origano përmban rreth 90 për qind të substancës shëruese të quajtur karvakrol. Vaji i organos përdoret në shërimin e plagëve, si dhe në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.
(Kosova Sot Online)