Lexoni edhe:
Të gjitha përparësitë e vajit të bajameve
Eshtrat e fortë janë tregues i një shëndeti të mirë, si dhe kanë rëndësi të madhe për tërë organizmin.
PERIMET
Kalciumi, magnezi, kaliumi, hekuri dhe mineralet e tjera gjenden me bollëk te perimet, sidomos te ato organike. Rëndësi të madhe për shëndetin e eshtrave kanë të gjitha perimet e gjelbra, me fletë, me përjashtim të spinaqit dhe sallatës zvicerane, meqë këto dy perime, përpos kalciumit, përmbajnë edhe oksalate, të cilat mund ta pengojnë absorbimin e kalciumit. Perimet e tjera, të dobishme për eshtrat, përfshijnë brokolin, lakrën, kungulleshkat, etj.
PROTEINAT
Proteinat kanë rëndësi të madhe për fleksibilitetin e eshtrave, me qëllim të parandalimit të thyerjeve të tyre. Ende nuk dihet se a janë më të dobishme proteinat me origjinë bimore, apo ato me origjinë shtazore. Nëse doni të jeni vegjetarianë, kjo është përzgjedhje juaj, por dijeni se proteinat shtazore, në disa raste, janë treguar si të pazëvendësueshme. Ushqimet duhet të jenë të freskëta dhe, mundësisht, organike.
Të gjitha përparësitë e vajit të bajameveLexoni edhe:
DRITHËRAT INTEGRALE
Drithërat integrale, sikur orizi i vrugët, mielli integral, tërshëra, elbi, misri, kuinoa, etj., janë burime të mrekullueshme të karbohidrateve të përbëra, fibrave, si dhe vitaminës B. Konsumimi i bollshëm i këtyre ushqimeve bën që të keni më pak nevojë për proteina shtazore, meqë kaloritë e këtyre ushqimeve e zvogëlojnë nevojën për metabolizimin e proteinave. Për më tepër, drithërat integrale janë burim i mirë i magnezit, i cili ndihmon në absorbimin e kalciumit nga gjaku, në eshtra.
MINERALET E RRALLA
Algat e detit, arrat dhe farat janë disa nga ushqimet që janë të pasura me minerale të rralla (në gjurmë). Këto minerale luajnë një rol të rëndësishëm për shëndetin e eshtrave, meqë krijojnë balancën e mineraleve. Algat e detit janë me të vërtetë një variant i shëndetshëm i ushqimeve. Arrat dhe farat kanë përparësi meqë janë edhe burim i acideve esenciale yndyrore, që janë të rëndësishme për shëndetin e eshtrave, si dhe të proteinave bimore. Edhe salmoni ka këso minerale.
ESHTRAT QË HAHEN
Ndoshta ideja që të hani eshtra ju shkakton neveri, por eshtrat, sidomos ato të peshqve, nëse përgatiten në mënyra të caktuara, munden të hahen. Dhe, nëse pyeteni se cilat janë burimet më të mira të mineraleve për eshtra, atëherë përgjigjja është - vetë eshtrat.
YNDYRAT E SHËNDETSHME
Yndyrat kualitative janë esenciale për shëndetin e eshtrave. Një femër pas menopauzës, mesatarisht ka nevojë për rreth 65 gramë yndyrë në ditë. Kjo d.m.th. 2 ose 3 lugë të yndyrës kualitative në ditë. Nuk duhet ta përdorni vetëm një lloj të yndyrës, meqë ajo nuk përmban të gjithë spektrin e acideve të dobishme yndyrore. Neve na duhen si acidet yndyrore omega-3, po ashtu edhe ato omega-6.
(Kosova Sot Online)