Lexoni edhe:
Magnezi, i rëndësishëm për organizmin
Më shumë jemi duke konsumuar tani pije të buta se kurrë më parë. Por, çfarë i shkakton kjo shëndetit tonë? Hulumtuesit pohojnë se pijet shkumuese mund ta fillojnë më herët pubertetin, por jo vetëm pijet me sheqer, edhe uji me aromë dhe versione të ndryshme të dietave mund të ndikojnë në shëndet.
KËTO PIJE PËRSHPEJTOJNË PLAKJEN
Njerëzit që mesatarisht pinë dy kënaqe të kolës, përplot me sheqer për çdo ditë plaken më shpejt se njerëzit që nuk e konsumojnë.
Magnezi, i rëndësishëm për organizminLexoni edhe:
NXITIN DËSHIRËN PËR ËMBËLSIRA
Konsumimi i vetëm dy kënaçeve me pije me sheqer që shkumojnë, i shtyn njerëzit që sa më shumë të konsumojnë pije apo ëmbëlsira. Pasi që ëmbëlsirat ndërlidhen me sistemin shpërblyes në tru, njerëzit mund të shtojnë konsumimin e sheqerit si rezultat i kësaj.
NDËRLIDHEN ME KANCER
Femrat të cilat brenda një jave konsumojnë tri e më shumë pije me sheqer - shkumuese apo tjera - mund të jenë të rrezikuara nga zhvillimi i kancerit të gjirit. Vitin e kaluar, hulumtuesit nga universiteti "Laval" në Kuebek, kanë zbuluar se sa më shumë pije me sheqer dhe pije shkumuese që femrat kanë konsumuar, më i madh është densiteti i gjinjve, që është faktor i rrezikut për kancer në gji.
(Kosova Sot Online)