Lexoni edhe:
Si mund t’jua ndalojë kjo bimë dëshirën për të pirë duhan
Gishtërinjtë e ftohtë në duar dhe në këmbë më shpesh shfaqen te femrat, dhe kjo është krejt normale pasi që gjatë procesit trupi mban temperaturën e trupit. Por, nëse kjo ju ndodh shumë shpesh, kjo mund të jetë simptomë në problemet tjera shëndetësore.
ANEMIA
Nëse pos duarve të ftohta ndjeni edhe simptoma tjera, si lodhje, dhimbje koke dhe plogështi, nuk do të ishte keq ta matni nivelin e hekurit në gjak.
Si mund t’jua ndalojë kjo bimë dëshirën për të pirë duhanLexoni edhe:
DIABETI
Ndjenja e të ftohtit dhe dridhjet nëpër duar dhe shputa mund të jenë shenja e parë e diabetit. Sëmundja e sheqerit lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor kështu që shpeshherë mund ta dalloni në këtë mënyrë. Nëse pos duarve të ftohta ndjeni edhe etje, hani shumë e nuk shtoni në peshë, detyrimisht kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.
STRESI
Stresi po ashtu mund të jetë shenjë apo shkaku se ndjeni të ftohtë në duar dhe në këmbë. Në fakt, stresi shton prodhimin e adrenalinës, hormone ky që prodhohet në gjëndrat e veshkave, që tkurrë enët e gjakut. Me vetë këtë proces ngadalësohet qarkullimi i gjakut, prandaj këmbët dhe duart ftohen si pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut.
(Kosova Sot Online)