Lexoni edhe:
Kjo familje po udhëton botën për t’i shpëtuar pandemisë
Shumica prej nesh më së shumti preferojmë kafen e mëngjesit, por, a është mëngjesi koha më e mirë për të pirë kafe? Ekipi i shkencëtarëve nga "Gastropod products", respektivisht eksperti i tyre për kronofarmakologji, Steven Miller, ka konstatuar se, në bazë të asaj sesi reagon truri i njeriut ndaj drogës, më së miri është që kafja të pihet fiks në orën 9:30 të mëngjesit.
Kjo familje po udhëton botën për t’i shpëtuar pandemisëLexoni edhe:
Në fakt, niveli i kortizolit në organizëm, hormon ky që e kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, si dhe stresin, më i larti është midis orës 8 dhe 9 të mëngjesit, kur edhe nuk duhet marrë asnjë "injektim" të kafeinës. Për këtë shkak, nëse pini kafe herët në mëngjes, në organizmin tuaj me gjasë vjen deri te "zvogëlimi i ndjeshmërisë", prandaj trupi më pas do të ketë nevojë për shumë më shumë stimulim kimik, që të arrihet efekti i njëjtë. Miller pranon se koha e caktuar në orën 9:30 për pirjen e kafes nuk vlen për ata që punojnë me ndërrime, por për ata që punojnë nga ora 9:00 deri 17:00.
(Kosova Sot Online)