Lexoni edhe:
Identifikohen shtatë variante të reja të koronavirusit
Portokalli është i pasur me vitaminë C, kalium i cili ndihmon në eleminimin e toksinave nga trupi, por edhe kalcium, thelbësor për shëndetin e kockave.
Për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve, konsumimi i tyre shoqërohet me një ulje të rrezikut të kancerit të laringut dhe stomakut deri në 50 përqind. Gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.
Identifikohen shtatë variante të reja të koronavirusitLexoni edhe:
Largon aromën e mbeturinave
Për të hequr aromat e pakëndshme që grumbullohen me kalimin e kohës në koshin e plehrave, mund të lini disa lëvozhga portokalli, të cilat kanë aftësinë të thithin erërat.
Freskon frigoriferin
Vendosni lëkurat e portokallit në frigorifer dhe spërkatni pak kripë. Kripa do të thithë aromat dhe lagështinë nga ajri në frigorifer, ndërsa lëvozhga do të japë një aromë të këndshme.
Shërben si një detergjent
Shërben si një pastrues natyral për shtëpinë. Lëkurën e portokallit vendoseni në një kavanoz me uthull, lëreni për dy javë dhe më pas përdoreni për pastrim. Zgjat për një kohë të gjatë dhe lë një aromë të mrekullueshme.
Rifreskon atmosferën e shtëpisë
Zieni lëkurat e portokallit në ujë, shtoni kanellë dhe karafil për një aromë të këndshme në shtëpi.
Pastroni njollat “kokëforta”
Fërkojeni lëkurën e portokallit në njollë. Vajrat natyralë të lëvozhgës do t’ju ndihmojnë t;i heqni qafe ato.
I jep shije sallatës
Shtoni një fetë portokalli në sallatën tuaj për ta aromatizuar dhe përmirësuar shijen e saj.
Kujdeset për lëkurën tuaj
Masazhojeni lëkurën me lëvozhgat e portokallit dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Lëkura e portokallit ka më shumë vitaminë C sesa brenda saj dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës. Është gjithashtu e pasur vitaminë E, antioksidantë dhe zink që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës.
(Kosova Sot Online)